Rruga e Kombit, në disa pjesë të saj është dëmtuar shumë rëndë. Vetëm
pak kohë pas ndërtimit në disa akse janë hapur gropa të mëdha të
shkaktuara nga dëmtimi dhe cilësia shumë e ulët e asfaltit të hedhur në
rrugë.

Situate eshte me e renduar ne aksin Kukes Perbreg ku gropat jane edhe shkaktare te aksidenteve gjate nates vecanerisht. Pothuajse gjithe pjeset lidhese te urave jane hequr, demtuar dhe ne rruge jane krijuar kanale qe pengojne levizjen dhe provokojne aksidente.

Rruga eshte demtuar rende edhe nga shkarjet e skarpateve te saj dhe ne disa pjese mungon tërësisht sinjalistika horizontale dhe vertikale. Ndërkohe që janë hequr edhe trafikndareset e rruges ndersa ato qe jane demtuar nga aksidentet askush nuk i riparon. Me rritmin e prishjeve ne kete rruge shume shpejt ajo do paraqese probleme shume me te medha dhe serioze edhe pse ka shume pak kohe qe eshte ndertuar dhe per ndertimin e saj jane harxhuar rreth 1 miliarde dollare

Top Channel

DIGITALB DIGITALB