
Një deklaratë e Marchisio-s kundër skuadrës së Napolit ka shkaktuar një reaksion zinxhir reagimesh e kundër-reagimesh mediatike dhe në rrjetet sociale.
Mesfushori juventin dhe i kombëtares italiane, në një intervistë për revistën e përjavëshme “Style”, pyetjes nëse ndjente antipati ndaj ndonjë futbollisti, iu përgjigj me jo, por shtoi se ndjente antipati për skuadrën e Napolit, që pas ndeshjes së Superkupës së Italisë në Kinë.
Skuadra e Napolit ka reaguar duke i kërkuar futbollistit dhe skuadrës së Juventusit të japë sqarime mbi deklaratën.
“Habitemi që deklarata të tilla vijnë nga lojtarë të kalibrit të Marchisio-s që luan në një skuadër kaq prestigjoze. Shpresojmë që të bëhet fjalë për një keqkuptim dhe presim sqarime si nga lojtari ashtu edhe nga skuadra e Juventusit”, thuhet në deklaratën e napolitanëve.
Dhe deklarata e bardhezinjëve nuk ka vonuar, për një polemikë që ata e quajnë “joekzistente”.
“Ajo e shprehur nga Marchisio i është referuar jo vetëm përballjes së Superkupës por edhe dueleve të forta që ofrojnë këto dy skuadra sa herë që ndeshen bashkë dhe këtu s’ka hapësira për ofendime. Kush nuk do ta kuptojë dëshorin të hapë polemika”, thuhet në reagim zyrtar të bardhezinjve.
Në polemika të ashpra janë përfshirë edhe tifozët e dy skuadrave. Napoletanët kanë shfryrë kërcënime ndaj Marchisio-s. Por ka patur edhe fraksione të moderuar. “Një kampion duket me shumë jashtë fushe, se sa brenda saj. Me këtë deklaratë, Marchisio provoi se nuk ka qenë, s’është dhe kurrë nuk do të jetë një i tillë”, thuhet në njërin prej këtyre deklaratave.
Top Channel