Panairi i përvitshëm i risive elektronike (CES – Consumer Electronics Show) që mbahet në Nevada të Shteteve të Bashkuara, këtë vit nuk solli ndonjë të re “çuditëse” në këtë sektor.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte produkti i Lenovos; një kompjuter-tavolinë me ekran 27 polësh. Funksionon me prekje, por në ndryshim nga të tjerët, tabletë, telefona etj, mund të punosh njëkohësisht me 10 gishta. E thënë ndryshe, mbi të mund të punojnë apo luajnë disa persona njëkohësisht. Intel prej vitesh ka ngulmuar në këtë risi për ta shndërruar kompjuterin nga personal në familjar.

Në këtë panair mbresëlënës, me shumë nga cmimi se sa nga cilësia, ishte edhe tableti Iconia B1 i Acer. Kompania ka hedhur në treg produktin e saj me ekran 7 polësh me cmimin 129 euro, shumë më pak nga simotrat.

Mungesa e risive teknologjike në këtë panair, sipas ekspertëve, lidhet me periudhën e papërshtatshme të organizmit të tij, pak ditë pas Vitit të Ri, që është periudha kur kompanitë trumpetojnë risitë e tyre në këtë fushë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA