AK propozon kufizim të mandateve

11/01/2013 00:00

Aleanca Kuqezi prezantoi hartimin e projektligjit “Për kufizimin e
drejtuesve të lartë të politikës dhe shtetit shqiptar”, ku përmes
ndryshimeve kushtetuese kjo forcë politike thotë se që nga Kryeministri e
deri tek drejtuesit e çdo institucioni nuk duhet të kenë të drejtë të
zgjidhen më shumë se dy mandate.

Në Këshillin Kombëtar të AK-së, Kreshnik Spahiu tha se mandatet e pakufizuara kane qene burimi i tranzicionit të gjatë dhe i krizave të vazhdueshme politike dhe institucionale.

“Në vitin 1968 ku shumë prej nesh nuk kishim lindur ende u shfaq në skenën politike shtetasi Sali Berisha në funksionin e Sekretarit të Partisë Komuniste, funksion të cilin e mbajti për 22 vite deri më 1990. Më pas për 7 mandate rresht ai kryeson Partinë Demokratike edhe për 23 vite të tjera. Për dy mandate në funksionin e Presidentit të Republikës dhe për dy mandate të tjera në funksionin e Kryeministrit të Shqipërisë. Përballë tij ndodhet Edi Rama, i cili për 12 vite drejtoi qeverinë e Tiranës duke tentuar që për herë të katërt të fitonte mandatin e Kryetarit të Bashkisë. Një tjetër bashkëpuntor i shtetasit Berisha është Iliri Meta, i cili u zgjodh për herë te tretë në mandatin e Kryetarit të Partisë LSI, duke ndryshuar statutin e partisë”, tha Spahiu.

Edhe ne krye te bashkive dhe komunave po ashtu vijojne te drejtojne njerez qe kane mbi tre mandate duke u shndërruar siç tha ai ne mafiozet e vegjel të qyteteve dhe fshatrave. Spahiu nënshkroi marrëveshjen me Këshillin Drejtues se ai nuk do të qëndrojë më shumë se dy mandate në krye të kësaj force politike.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta