“Tripletë” Ronaldo, Reali në çerekfinale

10/01/2013 00:44

Më në fund, një mbrëmje e qetë për Mourinho-n, pas polemikave të shumta të ditëve të fundit.

“Los Blancos” kalojnë në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, falë suksesit 4-0 të arritur kundër Celta Vigo, të inspiruar nga një Cristiano Ronaldo tepër në formë, i cili la pas shpatullave zhgënjimin për “Topin e Artë”, për të shënuar një tripletë.

CR7 merr duartrokitjet e “Santiago Bernabeu”-t, menjëherë pas golit të jashtëzakonshëm pas vetëm 2 minutash lojë, duke i lejuar Real Madridit të luante pa presion.

Portugezi shënon sërish pas rreth 30 minutash lojë, si dhe e mbyll “show”-n e tij personal me golin e tretë, 5 minuta nga fundi i takimit.

Mbyll llogaritë Khedira, teksa në çerekfinale do të përballen tashmë me Valencia-n, që pas fitores 2-0 në takimin e parë, eliminon Osasuna-n pas fitores 2-1 në fushën e vet, falë golave të shënuar nga Tino Costa e Soldado.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA