
Bashkia e Tiranës tërhiqet nga vendimi për vendosjen e taksës 2 milionë
lekë në vit për çdo antenë të vendosur nga kompanitë celulare në
tarracat e pallateve.
Një vendim i tille u miratua ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak ne 24 dhjetor, nderkohe që vetem dy jave me pas, Kryeministri Berisha ne mbledhjen e Qeverisë u kërkon bashkive te mos aplikojnë një taksë të tillë për kompanitë celulare.
“Do të shqyrtojmë kërkesën e shefit të Qeverisë dhe cfarëdo të pasojë pas kësaj, nëqoftëse do të ketë një akt legjislativ nga Qeveria dhe parlamenti, normalisht që Bashkia nuk e ekziston jashtë rendit ligjor të Republikës së Shqipërisë. Do të rishikojmë edhe njëherë përputhshmërinë e aktit tonë me legjislacionin aktual, si dhe me standardin europian natyrisht në frymë bashkëpunimi me qeverisjen”, tha Basha.
Vendimi për taksimin në tarracat e pallatave u miratua vetem me votat e mazhorances ne Keshill Bashkiak ,pasi opozita e kundershtoi ate.
“Zoti Basha që sot flet për rishikimin e këtij vendimi apo të akteve që ka miratuar Këshilli Bashkiak do të ishte mirë të dëgjonte zërin e opozitës, e cila është kundër çdo vendosje të taksave për kompanite dhe bizneset. Fakti që rishikohet në këtë moment nga Qeveria do të thotë që për shkak të interesave të ndryshme është vepruar kështu, por do të ishte mirë që në Këshillin Bashkiak të Tiranës të dëgjohej zëri i opozitës dhe mos ktheheshim pas pikërisht atëherë kur i sugjeron Kryeministri. E vetmja bashki, e cila rezulton që ka aplikuar apo ka vendosur këtë taksë me mbështetjen e grupit që mbështet zotin Basha, është ajo e Tiranës në territorin e Shqipërisë”, thotë Aldrin Dalipi, kryetar i Këshilltarëve socialistë.
Kjo takse do të aplikohej vetëm në Bashkinë e Tiranës, ku numërohen gjithsej 260 antena të vendosura në tarracat e pallateve. Por kërkesa e Kryeministrit, dy javë pas miratimi të saj, duket se do t’i lehtësojë kompanitë celulare prej kësaj takse.
Top Channel