Shnajder, “99 përqind lojtar i Gallatasarajt”

10/01/2013 00:00

Bisedimet kanë avancuar dhe Shnajder është thuajse lojtar i Gallatasarajt. Kjo është deklarata e drejtorit sportiv të skuadrës turke i cili thotë se në 99 përqind të mundësive e ardhmja e mesfushorit holandez do të jetë në Superligën turke.

“Ne kemi bërë ofertën tonë dhe brenda 24 orëve Shnajder do të na japë një përgjigje. Zakonisht këto lloj operacionesh, këto lloj transfertash përfundojnë me sukses. Sa i takon skuadrës së Interit nuk ka asnjë problem. Me të kemi arritur marrëveshjen. Presim vetëm përgjigjen e Shnajderit”, tha  kreu i verdhekuqëve turq, Bulent Tulun i cituar nga mediat turke e italiane.

Në Turqi holandezin do ta priste krahëhapur tekniku Fatih Terim, e ndoshta dhe një mundësi për të luajtur në Ligën e Kampioneve, ku turqve shorti për në 1/8 u rezervoi gjermanët e Shalkes. Vetë holandezi është në kërkim të një skuadre në nivel të lartë, por në mungesë të një oferte të tillë, që do të kënaqte edhe kërkesat e tij financiare, Gallatasaraj ndoshta është treni i fundit për të.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta