Milan-Inter, duel për mesfushorin Lodi

10/01/2013 17:00

Milani është përfshirë papritmas në një duel me Interin, për kartonin e mesfushorit Francesco Lodi, të Catanias.

Ishte “La Gazzetta dello Sport” ajo që raportoi të enjten se tashmë janë të dy klubet e Milanos ato që janë vendosur në kontakt me skuadrën siçiliane dhe pretendojnë të sigurojnë shërbimet e 28-vjeçarit.

Një futbollist që ka kaluar në të gjitha hallkat e kombëtareve të moshave të Italisë deri tek U-21, Lodi ka aftësi të mira teknike dhe konsiderohet në gjendje që të përforcojë mesfushën e milanezeve.

Nga ana e tij, Interi kërkon tek Lodi një futbollist me teknikë, në gjendje për të kompensuar largimin e Sneijder, ndërsa tek Milani, ai shihet si një alternativë më shumë në mesfushë, përkrah ose në vend të Montolivos.

Pavarësisht interesit të Interit dhe Milanit, duket se Catania nuk është e gatshme të lëshojë lehtësisht futbollistin e saj më të spikatur dhe presidenti Pulvirenti, edhe një herë më shumë deklaroi gjatë ditës se është i gatshëm të dëgjojë oferta për Lodin vetëm në përfundim të sezonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA