
Nga Kavaja, Ilir Meta deklaroi se politika duhet të jetë e përgjegjshme në raport me ekonominë vendase.
Duke pershendetur vendimin e Qeverisë për heqjen e TVSH-së së makinerive, si vendim që ndihmon punësimin, kreu i LSI-së tha se pikerisht me kete sfidë përballet vendi, ruajtjen e vendeve te punes.
“Politika duhet të jetojë me shqetësimet e qytetarëve, por njëkohësisht duhet të ketë vizionin e duhur për të kuptuar sfidat që ndesh ekonomia shqiptare, si pjesë e ekonomisë rajonale europiane, por edhe globale. Problemi më i madh është punësimi, ruajtja e vendeve aktuale të punës dhe hapjes së vendeve të reja të punës”, tha Meta.
Veçanerisht per te rinjte, tha kreu i LSI-së, duhet te ndihmohet hapja e vendeve te reja te pune.
Top Channel