Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, mund të shndërrohet në protagonist të një kalimi të bujshëm brenda Bundësligës, duke ndërruar fanelën e Dortmundit me atë të rivalëve historikë të Bajernit.
Lajmi u raportua të enjten nga shtypi gjerman, i cili citoi burime pranë 24-vjeçarit.
Dy herë kampion i Gjermanisë në “Signal Iduna Park”, Lewandowski ka hezituar që të firmosë zgjatjen e kontratës që i skadon në qershor 2014 dhe besohej se ai do të ndiqte rrugën e Kagawas, duke u transferuar në radhët e Manchester United në sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, sipas “Kicker”, tashmë planet janë përmbysur dhe për golashënuesin e Borussias, në lojë është futur edhe Bajerni, i cili është i gatshëm të paraqesë një ofertë më tërheqëse për klubin dhe vetë polakun.
Top Channel