I mbledhur herët në mëngjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar me unanimitet disa vendime per zgjedhjet e 2013.

U miratua procesverbalet e administrimit te materialeve zgjedhore qe do te perdoren ne zgjedhje. Modeli i dhomes se fshehtesise ku do te votojne zgjedhesit do te jene si ne zgjedhjet e shkuara, me ngjyre te bardhe dhe me stemen e Republikes se Shqiperise.

Me unanimitet gjithashtu u miratuan modelet e zarfave të sigurisë të cilat do të përdoren në zgjedhjet e datës 23 qershor 2013.U miratuan gjithashtu edhe modelet e shenjave dalluese, të cilat do të përdoren si pjesë e logjistikës zgjedhore nga komisionet zgjedhore për identifikimin e Komisionerëve, ambienteve zgjedhore, si dhe të objekteve të rëndësishme, siç janë kutitë e votimit dhe kutia e materialeve zgjedhore.

Top Channel