Prej dy javësh Korça është përfshirë nga një valë vjedhjes që ka lënë në errësirë të plotë lagje të tëra të qytetit, por edhe disa prej lagjeve kryesore.

Fenomeni shqetësues ka bërë që nga ndërmarrja e shërbimeve publike të depozitohet një padi në prokurorinë e qytetit. Bëhet fjalë për rreth 5 mijë metër linear kabëll të vjedhur prej dhjetorit e deri më tani.

Dëmi i konsiderueshëm është duke vënë në vështirësi ndërmarrjen e cila nuk mund të përballojë me shpenzimet e veta dëme kaq të mëdha.

Zyrtarë nga kjo ndërmarrje pohojnë se po punohet për riparimin e linjave të këputura, por thonë se është e pamundur që t’i kryejë e vetme që të gjitha ato.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB