Thyen stolat në stadiumin “Loro Boriçi”, nis procedimi penal për gjashtë tifozë të Teutës
“Duhet të stërvitem më shumë, të shtrëngoj dhëmbët dhe t’i tregoj Mourinhos se po bën gabim që po më lë në stol.”
Këto janë fjalët e Iker Casillas, kapitenit të Real Madrid dhe kombëtares së Spanjës, i cili në ndeshjet e fundit e ka parë veten të ulur në stol, si rrallë herë në karrierën e tij të shkëlqyer.
Në lidhje me fjalët e Mourinho se Casillas “ka rënë në qetësi”, portieri theksoi: “Nuk më ka ardhur keq. Ai është trajneri, ndërsa unë jam një lojtar që nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të stërvitem më shumë. Duhet të rifitoj besimin e trajnerit.”
31-vjeçari zbuloi se tekniku portugez i Realit nuk i ka shpjeguar arsyet e uljes në stol: “Mourinho nuk më shpjegon arsyen pse luaj dhe nuk ka pse të më shpjegojë pse nuk luaj kur nuk jam në fushë. Adan është një portier i mrekullueshëm, një mik dhe një person i shkëlqyer.”
Top Channel