Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha u takua mesditën e së enjtes me maturantët e gjimnazit “Qemal Stafa”.

Basha uroi të rinjtë për rezultatet e shkëlqyera dhe rezultatet si matura më e mirë e vitit 2012.

“Përvec përgëzimeve dhe urimeve që ju i meritoni, kam zgjedhur këtë moment për të ndarë me ju, dhe me gjithë gjimnazistët e Tiranës, vendimin tim që duke filluar nga ky muaj presidentët dhe kryeministrat e qeverive që ju keni formuar, të formojnë parlamentin e gjimnazistëve, parlamentin e Bashkisë së Tiranës”, tha Basha.

Ai shtoi se për maturantët më të mirë të 2012 të këtij gjimnazi do të organizohen udhëtime në kryeqytetet kryesore të Bashkimit Europian.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta