Schweinsteiger: Guardiola, pika jonë më e fortë

09/01/2013 19:20

Një klub që vetëm disa muaj më parë bëri tripletën, duke fituar kampionatin, Champions dhe kupën, ka më të mirin në radhët e tij… trajnerin.

Jo vetëm kaq, por bëhet fjalë edhe për trajnerin (Pep Guardiola) që zëvendësoi njeriun që udhëhoqi Bajernin drejt këtyre sukseseve, Jup Heinyckes.

Të paktën, ky është mendimi i nënkapitenit, Bastian Schweinsteiger, në një intervistë të publikuar në faqen zyrtare të klubit.

“Trajneri ka një feeling të jashtëzakonshëm për ne futbollistët dhe idetë e tij janë të shkëlqyera. Ai përpiqet të përmirësojë ekipin, duke bërë që lojtarët të vihen në pozita për të shprehur cilësitë e tyre më të mira”, deklaroi Schweini, i cili beson që Bajerni mund të shndërrohet në klubin e parë që mbron titullin në Champions që prej Milanit në vitin 1990.

“Fitimi i një titulli të dytë radhazi në Champions është objektivi im më i madh. Nuk do të jetë e lehtë, pa dyshim dhe e dimë këtë, por nëse qëndrojmë të bashkuar dhe vazhdojmë të luajmë me të njëjtin motivim, atëherë mund t’ia dalim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA