“Klauzola e Cavani-t nuk është asgjë. Në merkaton e verës do të paguajnë shumë për të”. Këto janë fjalët e Mino Raiola-s, i cili ka folur rreth merkatos për mediat italiane, duke trembur të gjithë tifozët e Napolit.
“Do të ketë një lëvizje të madhe të sulmuesve, ju siguroj se do të ndryshojnë ekip edhe Cristiano Ronaldo e Falcao. Me siguri do të ketë edhe ndonjë ekip të gatshëm të paguajë klauzolën e prishjes së kontratës së Cavani-t”.
Më pas ka folur edhe rreth Balotelli-t: “Më vjen keq për atë që ka thënë Berlusconi. Na ka ardhur keq të dyve, nuk mund të themi se na bëhet qejfi. Berlusconi nuk e njeh, të gjithë ata që e njohin e duan shumë. A mos vallë duhet që Berlusconi ta njohë? Nëse do ma kërkonin t’ia prezantoja, do ta bëje me gjithë qejf”.
Raiola ka folur edhe për Robinho-n: “Kemi patur një tratativë dhe ishim shumë pranë arritjes së marrëveshjes. Por, Milan nuk ka pranuar kushtet. Se çfarë do të ndodhë, këtë duhet t’ia kërkoni Milan-it”.
Në fund e mbyll në lidhje me Guardiola-n te City: “Duke parë që janë Begiristain dhe Soriano, është e lehtë të mendosh se do të shkojë kështu. Por, po aq e lehtë është të mendosh edhe që nuk do të shkojë atje. Te Barcelona, Pep i kishte të gjithë futbollistët katalanas dhe luante bazuar mbi një modul loje, ndërsa në Angli do të ndeshej me lojtarë, të cilët kanë metoda dhe sjellje të ndryshme…”.
Top Channel