
Kryeministri Sali Berisha e cilësoi si të papranueshme vonesën për
pagesën e detyrimeve të shtetit ndaj personave me aftësi të kufizuar.
Kryeministri Berisha permendi dy shkaqe per kete vonese dhe sipas tij njeri lidhet direkt me pushtetin lokal, qe nuk ka bere detyren e tij me pagesat, ndersa shkaku tjeter ka te beje me ndryshimin e praktikes nga Qeveria per perllogaritjen e rimbursimit te fatures se energjise elektrike, ku siç tha Kryeministri u vune re abuzime te papranueshme.
Por, duke e fokusuar vemendjen tek krahasimi i shifrave per rritja e ndihmes gjate ketyre 8 vjeteve, vonesa disa mujore e pageses, sipas Kryeministrit Berisha, nuk eshte tregues per qendrimin e Qeverise ndaj personave me aftesi te kufizuara, per te cilet vetem rimbursimi i medikamenteve eshte rritur gjate dy mandateve nga 50 ne 250 milione dollare.
“Duke mos u pajtuar me disa vonesa në disa komuna dhe bashki me disbursimin në kohë për shkaqe që theksova, asgjë s’mund të errësojë qëndrimin njerezor përkushtimin e madh të kësaj Qeveri, ndaj këtyre qytetarëve që janë me probleme të aftësive të tyre fizike. Kështu që më lejoni dhe njëherë t’i garantoj, se kanë qenë, janë dhe do të mbeten në qendër të vëmendjes së Qeverisë”, tha Berisha.
Kryeministri Berisha beri nje pasqyre te detajuar sesi Qeveria e tij gjate 8 vjeteve ka rritur mbeshtetjen financiare jo vetem per personat me aftesi te kufizuar, por ka futur ne skemen e pageses edhe kujdestaret e tyre, te cilet, sipas te dhenave zyrtare me pare nuk paguheshin per kete sherbim.
Kryeministri vuri ne dukje se ishte kjo qeveri, qe per here te pare u kujdes te paguante edhe shpenzimet per paketen higjeno-sanitare per personat para dhe tetraplegjike. Dhe gjithashtu te rrise ndjeshem mbeshtetjen financiare per personat me aftesi te kufizuar qe vendosin te arsimohen.
“Në tërësi shuma që kjo qeveri ka vendosur ose shpenzon sot për një para ose tetraplegjik është absolutisht 5 herë më e madhe se ajo që shpenzohej në vitin 2005, në qoftë se llogarisim këtu paketën higjieno-sanitare, në qoftë se llogarisim këtu rritjen e çmimit të naftës, së energjisë elektrike, si dhe kujdestarëve të cilët nuk u llogaritej asnjë ditë punë, sot ju paguhen sigurimet shoqërore. Unë mendoj se në përputhje me standardet dhe mundësitë e këtij vendi është bërë absolutisht maksimumi i asaj që mund të bëhej”, tha Berisha.
Top Channel