Nisma e AK-së në mediat serbe

09/01/2013 00:00

Nisma e Aleancës Kuqezi për zhvillimin e një referendumi popullor për bashkimin me Kosovën ka gjetur hapësirë edhe në mediat serbe.

E përditëshmja beogradase “Kurir” i ka kushtuar vëmendje lëvizjes së fundit të AK-së dhe kreut të saj Kreshnik Spahiu të cilin e quan “Shesheli” shqiptar.

AK dorëzoi pranë KQZ-së nismën për shpalljen e referendumit për bashkimin e shqiptarëve pas grumbullimit të 50 mijë nënshkrimeve të domosdoshme për t’u shqyrtuar kjo kërkesë, shkruan gazeta serbe.

Kërkesa e AK-së është depozituar në KQZ që e cilëson bashkimin e Shqipërisë me Kosovën si një hap logjik që duhet të bashkojë shqiptarët para anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Fillimisht, sipas platformës së AK-së, bashkimi do të jetë federal me dy njësi, Kosovës dhe Shqipërisë dhe si i tillë të bëhet anëtar i Bashkimit Europian.

Top Channel