Ignazio Abate është drejt kalimit në kampionatin rus, pas një oferte të dytë të përmirësuar nga Zeniti i Shën Pjetërburgut.
Milani refuzoi fillimisht një ofertë prej 10 milionë eurosh për mbrojtësin e djathtë, por Spalletti duket i vendosur që të sigurojë lojtarin, që në qytetin e dytë më të madh rus do të gjejë shokun e tij të kombëres, Domenico Criscito.
Sipas shtypit italian, tashmë Milani ka pranuar dhe futbollisti po bisedon detajet e fundit me Zenitin, përpara se të konfirmojë kalimin e tij.
Besohet se nga kjo marrëveshje, Milanit do t’i kalojnë 12 milionë euro, të cilat klubit pritet t’i përdorë për të siguruar Zaccardon nga Parma.
Ndërkohë, duket se klubi ka filluar të hartojë strategjinë për sezonin e ardhshëm, duke vendosur si objektiv kryesor një treshe futbollistësh të rinj, si Destro (Roma), Santon (Neëcastle), Ramirez (Southampton) apo të tjerë si Naingolan (Cagliari).
Pas largimit të 12 futbollistëve në muajve e verës, Abate pritet të pasojë Paton, si futbollisti i dytë i larguar nga klubi në muajin janar.
Top Channel