Kroaci, shpërthim në hekurudhë
09/01/2013 00:00
Një shpërthim është verifikuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Kroaci, në një segment hekurudhor të Zagrebit, gjatë kalimit të një treni.
Lajmin e ka bërë të ditur agjencia “Hina”, sipas të cilës nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale të godinave përreth.
Sipas burimit mediatik, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:50, rreth 50 metra larg stacionit të trenit Podsused, duke shkaktuar ndërprerjen e qarkullimit hekurudhor.
Në vendin e ngjarjes janë mbledhur zjarrfikës, ekspertë të eksplozivit dhe piroteknikë, të cilët kanë nisur dhe po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit.
Top Channel