
Në shtëpinë zikaltër momenti më shumë është “i zi” se “i kaltër”. Pas Ranocchia-s dhe Juan Jesus, që të dy të skualifikuar, trajnerit Stramaccioni do t’i duhet të llogarisë edhe mungesën e Samuel.
Mbrojtësi argjentinas ditën e mërkurë nuk është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit për shkak të një dëmtimi në tendinën e Akilit. E thënë ndryshe, e gjithë mbrojtja titullare e Interit është jashtë dhe Stramas do t’i duhet që edhe në takimin e ardhshëm, kundër Peskarës të sajojë dicka, ndoshta me Cambiaso-n, Chivu dhe Silvestre, nëse do të zgjedhë të luajë me tre mbrojtës, ose ndoshta nëse nuk i bind, të zgjedhjë një mbrojtje me katër lojtarë.
Për një mbrojtje me katër vetë do të duhet të sakrifikohej mesfusha dhe sulmi dhe sërish edhe në këtë repart ka mungesa si Guarin dhe Gargano dhe emrat për zëvendësimin e tyre janë dy, Mudingyi dhe Marica.
Top Channel