Nëntë serbët e ndaluar nga Policia e Kosovës në Graçanicë, gjatë vizitës së drejtorit të Zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vulin, janë liruar të martën në mbrëmje.

Atyre u ishte caktuar gjatë së hënës nga prokurori i rastit arresti prej 48 orësh. Lajmin e ka konfirmuar për Top Channel, kryetari i Gjykatës për Kundërvajtje në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, sipas të cilit ata janë shtetas të Kosovës.

Ibrahimi ka thënë se gjatë së mërkurës është mbajtur seanca me dëshmitarë të tjerë. Sipas tij, nëse vërtetohet se ata kanë thyer ndonjë urdhër të zyrtarëve policorë të Kosovës, atëherë mund të shpallen fajtorë.

Sipas tij, dënimi mund të jetë me gjobë deri në 700 eruo ose me burg deri në 40 ditë. Vendimi nga gjykatësi i kësaj çështjeje do të shpallet të premten, ka thënë Ibrahimi.

Të hënën, rreth orës 11 Policia e Kosovës ndaloi 9 persona të dyshuar, pasi po përcillnin eskortën e Aleksandër Vulin, veprim që ishte përgjegjësi e Policisë së Kosovës.

Ata kishin kryer edhe veprime të dyshimta dhe mbanin veshje të njëjta, prandaj për shkak të sigurisë së personalitetit policia i ndaloi dhe i shoqëroi në stacionin policor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA