Jose Mourinho është shpallur si trajneri më i mirë për klube i vitit 2012 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).
Trajneri portugez i Real Madrid ka lënë pas në këtë klasifikimi italianin Roberto Di Matteo, i cili me Chelsea arriti të fitojë Ligën e Kampioneve. Në vend të tretë tekniku i Atletico Madrid, Diego Pablo Simeone.
Kjo është hera e katërt që Jose Mourinho shpallet si trajneri më i mirë i vitit nga IFFHS. Më parë ka fituar në vitet 2004, 2005 dhe 2010.
Ja renditja e trajnerëve më të mirë për klube në vitin 2012:
1. José Mourinho (Portugali/Real Madrid) 101 pikë
2. Roberto Di Matteo (Itali/Chelsea) 99
3. Diego Pablo Simone (Argjentinë/Atlético de Madrid) 97
4. Josep Guardiola (Spanjë/Barcelona) 82
5. Tite (Brazil/Sao Paulo) 61
6. Jupp Heynckes (Gjermani/Bayern Munchen) 40
7. Alex Ferguson (Skoci/Manchester United) 27
8. Jürgen Klopp (Gjermani/Borussia Dortmund) 15
9. Marcelo Bielsa (Argjentinë/Athletic Bilbao) 12
10. Roberto Mancini (Itali/Manchester City) 11
Top Channel