Grup truprojash për Lewandowskin?

09/01/2013 19:45

Pas gjashtë muajsh, kur kontrata e Lewandowskit me Borussian të skadojë, polaku do të jetë i lirë të transferohet në klubin e tij të ri, Bajernin e Mynihut.

Megjithatë, deri atëherë, 25-vjeçari duhet të përballet me tërbimin e tifozëve vendas për kalimin e tij tek rivalët historikë, ndaj golashënuesi po merr parasysh mundësinë e punësimit të disa truprojeve.

Pasi Mario Gotze u largua drejt Mynihut verën e shkuar, blerja e Lewandowskit është pritur edhe më keq nga tifozët dhe agjenti i polakut konfirmoi mundësinë e truprojave.

“Po mendojmë seriozisht për rritjen e sigurisë rreth Robertit dhe familjes së tij”, deklaroi agjenti Maik Barthel.

Pas lajmërimit të kalimit tek Bajerni, profile zyrtar i Lewandowskit në “Facebook” është shënjestruar nga një lumë sharjesh prej tifozëve të Borussias, diçka që e ka bërë futbollistin të jetë i kujdesshëm në daljet e tij në Dortmund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA