Gallatasarai është duke negociuar me Interin për mesfushorin Wesley Sneijder, lajm që konfirmohet në vetë faqen zyrtare të klubit turk këtë të mërkurë.
Ndonëse nuk janë publikuar detaje të negociatave, presidenti i ekipit të Stambollit, Unal Aysal, informoi se është vendosur personalisht në kontakt me presidentin e Interit, Massimo Moratti, për të mësuar pretendimet ekonomike të klubit italian.
Aktualisht, pas refuzimit të Sneijder për të zgjatur kontratën me Interin, duke pranuar një ulje të rëndësishme rroge, qëndrimi i holandezit në “San Siro” bie në kundërshtim me dëshirën e të dyja palvve.
Vetë zikaltërit nuk duan një futbollist që fiton gjashtë milionë euro në vit jashtë formacionit, ndërsa holandezi shpreson të fitojë një shumë të ngjashme, në një klub që do ta lejonte të luante në mënyrë të rregullt.
Ndonëse për të është përfolur për një interesim i disa klubeve në Premier League, duket se gjigantët turq janë të parë që kanë bërë një hap konkret në drejtim të 28-vjeçarit.
Top Channel