Fundjava e ngrohtë, por me shi
09/01/2013 00:00
Moti i ftohtë që ka përfshirë vendin tonë prej 3 ditësh nuk do të qendrojë gjatë, pasi në fundjavë parashikohet rritje e temperaturave, e shoqëruar kjo me rënie shiu dhe dëbore në rajonet malore.
Në mbarë vendin temperaturat do të rriten mesatarisht me gjashtë gradë celcius, ndërsa moti do të jetë me vranësira që do të shoqërohen me reshje shiu. Shërbimit Meteorologjik Ushtarak thotë se në vendet malore reshjet do të jenë në formë dëbore.
Sipas këtij shërbimi, rritja do të nisë që nga dita e premte, ku parashikohet që i gjithë territori i vendit të dalë nga temperaturat nën zero. Të shtunën parashkohet një zbritje e lehtë e temperaturave për shkak të reshjeve.
Top Channel