Barça, Vilanova për konsultë në New York

09/01/2013 03:35

Tito Vilanova do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara për një konsultë të re mjekësore, në “Memorial Sloan-Kettering”.

Tekniku i Barcelonës kërkon një opinion të dytë në lidhje me operacionin e kryer pak koëh më parë në zonën përreth veshit, për shkak të një mase tumoriale.

“Memorial Sloan-Kettering” drejtohet aktualisht nga doktori katalanas Jose Baselga, i cili punon së bashku me drejtorin shkencor të Institutit të Onkologjisë të “Vall d’Hebron”, pikërisht aty ku Vilanova u operua.

Në New York do të jetë në duart e doktor Timothy A. Chan. Për shkak të këtij udhëtimi, trajneri nuk do të jetë i pranishëm në pankinë, në ndeshjen që Barcelona do të zhvillojë ndaj Cordoba-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA