
Aleanca Kuqezi është zëri i radhës që ka kritikuar buxhetin e shtetit për vitin 2013, duke e cilësuar këtë buxhet si një buxhet elektoral.
“Që në fillim duam të themi se ekzistojnë të gjitha mundësitë që ky buxhet i miratuar tashmë, të krijojë hapësira për t’u trajtuar si buxhet elektoral. Shifra e miratuar është 410 mld lekë, një shifër e lartë, por ajo që bie në sy është mbështetja buxhetore, shumë e ulët për sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë përkatësisht në vlerën 3 dhe 2 përqind. Të bie në sy numri i lartë, afro 88 mijë punonjës në administratën e fryrë, që do të vazhdojë të marrë rroga duke rënduar arkën e shtetit shqiptar”, thuhet në reagimin e AK-së.
AK vlerëson se një shumë e konsiderueshme e privatizimeve mund të përdoret vetëm me vendim qeverie duke anashkaluar parlamentin.
Top Channel