Turqia dhe Greqia janë vendosur në alarm, ndërsa ulja drastike e temperaturave ka krijuar probleme të shumta me transportin dhe strehimin.
Në Turqi, me dhjetëra fluturime janë anulluar, ndërsa lundrimi detar në ngushticën e Bosforit gjithashtu është ndërprerë përkohësisht, për shkak të shikueshmërisë së dobët.
”Turkish Airlines”, në faqen e saj në internet, informoi për pamundësinë e realizimit të 76 fluturimeve gjatë së martës dhe të mërkurës, për shkak të rreshjeve të dëborës që kanë përfshirë Stambollin.
Greqia është goditur gjithashtu nga një valë e acartë dhe rreshje të dendura dëbore.
Rënia e temperaturave në fqinjin tonë jugor ishte e menjëhershme dhe autoritetet në Athinë u detyruan të marrin masa të menjëhershme për të siguruar të pastrehët e qytetit.
George Apostoloupos, drejtori i projekteve të strehimit në Athinë, bëri thirrje për këdo që ka mundësi që t’i ofrojë mijëra personave të rrezikuar pa banesë një strehë të përkohshme apo të kontribuojnë duke dhuruar batanije apo ushqime.
Top Channel