Topi i Artë, futbollistët e “harruar”

08/01/2013 21:20

Pasi Leo Messi fitoi për herë të katërt çmimin Topi i Artë, gazeta franceze ‘L’Equipe’ publikoi një listë me futbollistët e “harruar” që gjatë karrierës së tyre e kanë merituar të paktën një herë çmimin më të madh individual në botën e futbollit.

Kjo listë përfshin 15 futbollistë ku bien në sy portierët Oliver Kahn e Gianluigi Buffon, mbrojtësit Franco Baresi, Paolo Maldini, Cafu e Alessandro Nesta, mesfushorët David Beckham, Steven Gerrard e Frank Lampard si dhe sulmues të mëdhenj si Alessandro Del Piero, Raul e Thierry Henry.

Ja 17 futbollistët që gazeta e cila akordon çmimin Topi i Artë mendon se është treguar e padrejtë ndaj tyre:

Oliver Kahn (Gjermani)
Gianluigi Buffon (Itali)
Cafú (Brazil)
Franco Baresi (Itali)
Paolo Maldini (Itali)
Lilian Thuram (Francë)
Alessandro Nesta (Itali)
Andres Iniesta (Spanjë)
David Beckham (Angli)
Steven Gerrard (Angli)
Wesley Snejder (Hollandë)
Frank Lampard (Angli)
Thierry Henry (Francë)
Alessandro Del Piero (Itali)
Raul Gonzalez Blanco (Spanjë)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA