" /> ">
Ish-ylli i basketbollit amerikan, Dennis Rodman, këndoi “shumë urime për ty”, dedikuar diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, përpara një audience prej dhjetëra mijëra tifozësh në kryeqytetin Penian.
Rodman ndodhet në shtetin më të izoluar të botës së bashku me një seleksion të zgjedhur ish-basketbollistësh të NBA-së, për të zhvilluar një ndeshje ndaj kombëtares vendase në nder të “liderit të respektuar”.
Urimet e tij u përshëndetën në duartrokitje nga 14 mijë të pranishmit dhe nga vetë Kim Jong-un e bashkëshortja e tij, të ndodhur në tribunën VIP.
Më përpara, ish-ylli i Chicago Bulls, Denver Mavericks apo Los Angelos Lakers në NBA, e ka konsideruar Jong-unin si një “mik për kokë”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë specifikuar se Rodman, në misionin e tij në Penian nuk përfaqëson vendin.
Grupet e të drejtave të njeriut dhe vetë NBA kanë kritikuar sjelljen e 52-vjeçarit, duke e akuzuar se ka shpërfillur tërësisht statistikat që flasin për një abuzim tragjik dhe të gjithpërhapur me të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut.
Top Channel