
Deputeti socialist Sajmir Tahiri, kryetari i PS-së në Tiranë, i
shoqëruar edhe nga drejtues vendorë të PS-së në Njësinë bashkiake Nr.6
zhvilloi një seri takimesh me tregtarë dhe biznesmenë të vegjël, në
Tregun Ushqimor të Qytetit të Nxënësve, i njohur ndryshe edhe si ‘tregu i
shitjes me shumicë’.
Përpos rënies drastike të fuqisë blerëse, tregtarët thonë se këtë fundvit i janë nënshtruar edhe një sulmi gjobash nga administrata tatimore që për ironi të fatit mbajnë edhe stemën e 100-vjetorit të Pavarësisë.
Deputeti Tahiri tha se PS ka marrë angazhimin që është publik për një partneritet me sipërmarrësit e vegjël.
“Ne taksën e biznesit të vogël do ta heqim. Do ta heqim që të krijojmë energji të shtuara edhe për ju, për të hapur vende të reja pune, për të krijuar atë marrëdhënie të re midis jush dhe shtetit që të jetë marrëdhënie partneriteti dhe ndihme dhe jo marrëdhënie shfrytëzimi dhe gjobash. Është shumë e rëndësishme që ju të kuptoni që dy realitete s’mund të vazhdojnë. Ca biznese që janë biznese të preferuara të qeverisë që i majm dhe i fryn pse i ka në oborrin e vet dhe më pas 95% e bizneseve dhe të qytetarëve që rropaten për bukën e gojës dhe nuk ia dalin në fund’, tha Tahiri.
Top Channel