Modelet dhe balenat, foto së bashku

08/01/2013 20:00

Disa modele të patrembura kanë bashkuar botën e modës me atë nënujore në një set fotografik të rrallë, ku kanë pozuar me balena 10 metra të gjata.

36-vjeçarja Hannah Fraser dhe 32-vjeçarja Roberto Mancino kanë pozuar në 7 metra thellësi shumë pranë balenave 18-tonëshe.

Seti fotografik është realizuar në ujërat tropikale të Ishujve Filipine nga fotografët amerikanë Shawn Heinrichs dhe Kristian Schmidt. Ata kanë shpenzuar 4 muaj për të planifikuar me imtësi sesionin e fotove të realizuara në pesë ditë.

“Banorët e zonës kanë një lidhje shumë të fortë me këto balena dhe ata e dinë shumë mirë kohën se kur afrohen ato në breg sepse këta banorë u japin ushqim. Duhet të prisnim gjithashtu ndriçimin më të mirë, kushtet e motit e përshtatshme e kështu me radhë për të bërë një punë sa më perfekte”, u shpreh për ‘Daily Mail’ njëri nga fotografët.

Top Channel