
Qeveria e Kosovës dhe misioni evropian për rendin dhe ligjin kanë
nënshkruar paraditen e së martës një marrëveshje që parashikon mbrojtjen
e dëshmitarëve.
Lajmi bëhet i ditur përmes një komunikate për shtyp të qeverisë kosovare, sipas të cilës marrëveshja është firmosur nga ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi dhe shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac.
Në dokumentin në fjalë nuk jepen shumë detaje mbi marrëveshjen, por mësohet se ajo ka të bëjë me mbrojtjen e dëshmitarëve të përfshirë në çështje të ndjeshme si krime të organizuara dhe krime lufte.
Mbrojtja e dëshmitarëve ka qenë një ndër çështjet më të ndjeshme të drejtësisë kosovare dhe apelet e faktorit ndërkombëtar për krijimin e një njësie të posaçme kanë qenë të vazhdueshme.
Top Channel