Ish-futbollisti i kombëtares gjermane: Jam gay!

08/01/2013 15:30

Ish-futbollisti i kombëtares gjermane, Thomas Hitzlsperger, pranoi ditën e mërkurë homoseksualitetin e tij, në një rrëfim të sinqertë të publikuar në të përditshmen “Die Zeit”.

31-vjeçari, i cili në të shkuarën ka luajtur me Aston Villa, VfB Stuttgart, Lazio, West Ham United, VfL Wolfsburg dhe Everton, u tërhoq në mënyrë të parakohshme nga futbolli i luajtur në fillim të këtij sezoni, për shkak të dëmtimeve të përsëritura.

Megjithatë, ai theksoi se ndiente një “detyrë morale” për të pranuar publikisht homoseksualitetin e tij, në mënyrë që të kontribuojë për të hapur debatin mbi këtë temë tabu në botën e sportit.

“Vendosa të bëj të njohur homoseksualitetin tim, sepse dua që ngre në një nivel të ri këtë çështjen në sportin profesionist”, tha mesfushori, i cili luajti 52 herë për kombëtaren gjermane midis viteve 2004-2010.


Thomas, me fanelen e Aston Viles dhe te Evertonit, ne kohen kur aktivizohej ne Premier League

“Më është dashur kohë të kuptoj natyrën e vërtetë të seksualitetin tim dhe vetëm në vitet e fundit kam arritur të bindem që dua të jem përkrah një mashkulli në jetën time. Nuk kam pasur kurrë turp për atë që jam, edhe pse jo gjithmonë ka qenë e lehtë”, shtoi Hitzlperger.

“Imagjinoni, në jetën e një sportisti ndodh shpesh që të ulesh në ndonjë darkë me 20 meshkuj të tjerë, e shpesh qëllon të bëhet ndonjë batutë për homoseksualët. Nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, por ndihem krenar për veten time”, përsëriti gjermani.


Jo gjithmone keshtu… ne te shkuaren, Hitzlperger eshte njohur per historite e tij me disa vajza

Deklarata e ish-mesfushorit të tre klubeve të Premier League u përshëndet nga disa prej figurave të futbollit anglez, ndërsa ai shndërrohet në personin e parë që ka luajtur në Premiership, që pranon të qënit gay.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA