" /> ">

Një version tërësisht i ndryshëm për vdekjen e ish-Presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, do të paraqitet në muajin Shkurt, paralajmëroi Agjensia Maqedonase e Lajmeve “MIA”.

Në 10-vjetorin e vdekjes së Trajkovskit, një komitet ekspertësh vendas e të huaj i është rikthyer hetimit të aksidentit ajror, fatal për 47-vjeçarin dhe disa zyrtarë të tjerë.

Sipas të dhënave nga “burime breda komisionit hetues”, versioni i aksidentit të shkaktuar nga pakujdesia e piloteve është vendosur seriozisht në dyshim.

“MIA” nuk arriti të përcaktonte se çfarë do të lajmërojnë së shpejti hetuesit, por ky raportim nxit teoritë e komplotit, mes të cilave shumë flasin për vrasjen e Trajkovskit nga rivalë politikë në vend apo agjentura të huaja.

Boris Trajkovski u zgjodh president në vitin 1999, pozicion që mbajti deri në datën e vdekjes, në 26 Shkurt 2004. Ai konsiderohej si një prej figurave më karizmatike, njëkohësisht edhe më popullore të politikës maqedonase.

Avioni me të cilin Trajkovski po udhëtonte, për të marrë pjesë në një forum ekonomik në Mostar, u përplas me një vargmal në Bosnjen Jugore në kushtet e një moti të keq. Versioni i pranuar i aksidentit fajëson pilotët, për pakujdesi në pilotimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA