Ka më shumë se dy javë që organizatat mjedisore në Greqi kanë dhënë
alarmin për shkak të smogut të krijuar sidomos në qytetet e mëdha të
vendit, nga djegia e biomazës në oxhaqe dhe e druve në soba.

Kriza ekonomike dhe taksat e vecanta kane rritur ndjeshem cmimet e naftes dhe gazit natyror ne vend dhe shumica e grekeve i jane rikthyer sobave me dru apo lendeve te tjera djegese ne oxhaqe. Por mungesa e lendes drusore ne vend ka ngjallur nevoje te madhe per eksportim te saj sidomos nga Shqiperia, nderkohe qe nje ekolog i njohur nga qyteti i Patres, ka paralajmeruar se shumica e ngarkesave drusore jane te dyshimta pasi permbajne uranium te varferuar dhe kjo sjell deme te medha ne shendetin e qytetareve.

Ekologu Vlasis Vellopoulos deklaron per mediat greke se keto ngarkesa qe vijne kryesisht prej portit te Patres nga Shqiperia, jane sjelle nga Kosova, ish Republika Jugosllave e Maqedonise dhe Serbia, vend ku u perdoren ne mase bombat dhe municionet me uranium te varferuar pergjate luftes se Kosoves dhe pasojat per pyjet ,token dhe ujin,kane qene katastrofike ne vitet ne vazhdim.

Specialisti grek deklaron se ka derguar te dhenat qe ai disponon ne Ministrine e Ambientit, tek deputetet e zones dhe tek universiteti i qytetit ndersa ben thirrje per kontroll te rrepte dhe kujdes per te gjitha ngarkesat drusore qe hyjne nga Shqiperia drejt Greqise. Shoqata Panhelenike Mjekësore i ka kerkuar Qeverise te jape stimuj për te kthyer qytetaret tek përdorimi i naftës dhe i gazit natyror, çmimi i lartë i të cilëve detyroi njerëzit të përdorin oxhakët dhe sobat me dru, madje dhe produkte të papërshtatshme druri me ngjyra ose kimikate të tjera.

Sipas matjeve te fundit përqendrimet e grimcave në atmosferën e Athinës, Selanikut dhe Patres ne tre javet e fundit,tejkalojnë kufijtë më të lartë të BE dhe OBSh duke qene nje rrezik i madh per shendetin e qytetareve pasi kane permbajtje kancerogjene.

Top Channel