Në fund edhe Google ka kapitulluar dhe ka hequr të hënën nga motori i
saj në Kinë funksionin që lajmëronte se fjala që po kërkohej mund të
ishte “e ndjeshme” për Kinën dhe për rrjedhojë kërkimi bllokohej.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kineze, sipas të cilave vendimi i shoqërisë së Mountain View për të ndërprerë shërbimin, që ndihmonte internetin kundër censurës, erdhi në përfundim të një debati të gjatë me autoritetet kineze, i nisur qershorin e kaluar.

Lëvizja e Google nuk u ka pëlqyer përdoruesve. Në webin kinez janë postuar shumë mesazhe kundër motorit të kërkimit, që sipas tyre, “ka humbur reputacionin si kundërshtar i çensurës”, duke pranuar një autoçensurë.

“Lufta” mes Google dhe “murit të madh të zjarrit” siç njihet ndryshe sistemi kinez i çensurës së internetit, detyroi gjigandin informatik në vitin 2010 të spostonte serverat në Hong Kong. Por pavarësisht kësaj, shpesh si Google ashtu dhe shërbimet e postës elektronike “gmail” rezultojnë të bllokuar në Kinë.

Top Channel