Duke “plasur” nga shëndeti
08/01/2013 17:20
Ndërsa obeziteti rrezikon të shndërrohet në sëmundjen e shekullit në të cilin jetojmë, ai nuk është më një fenomen që kufizohet vetëm tek njerëzit.
Kafshët, të cilat në natyrë konsumojnë aq ushqim sa u nevojitet, në kushtet shtëpiake, si rrjedhojë e ushqimeve të konservuara dhe mungesës së aktivitetit, kanë filluar të vendosin edhe ato gjithmonë e më shumë kile të tepërta.
Sipas vlerësimeve, në SHBA, 54% e maceve dhe qenve shtëpiakë janë mbipeshë.
Ditën e martë, një revistë amerikane, nëpërmjet fotografive, dëshmoi disa për rastet më ekstreme të obezitetit tek kafshët.
Top Channel