Video/ Gara më e shpejtë në botë, IShowSpeed sfidon një gepard dhe zbulon kufijtë njerëzorë
Një person në Kinë ka punësuar një “vrasës” virtual për të larguar të birin nga lojrat elektronike online dhe për të vrarë avatarin e tij, bëjnë të ditur mediat lokale.
Personi në fjalë, i identifikuar si zoti Feng, ishte i shqetësuar për kohën e gjatë që i biri 23-vjeç dhe i papunë kalonte online.
Ai shpresonte se veprimet e “vrasësit” do të largonin nga kompjuteri djalin e tij, i cili filloi të pyeste lojtarët përse e kishin vënë në shënjestër.
Profesori Mark Griffiths, një ekspert i elektronikës në Nottingham Trent University e komentoi veprimin për BBC, duke u shprehur skeptik.
“Nuk e kisha dëgjuar më parë këtë ndërhyrje, por nuk mendoj se do të ketë shumë efekt. Kalimi i kohës online është zakonisht një simptomë që vjen nga një problem i caktuar”, tha Griffiths.
Ai u shpreh se ka dëgjuar shqetësimet e shumë prindërve për fëmijët e tyre që kalojnë kohën me lojra, por zakonisht nuk bëhej fjalë për një fiksim.
“Kam kaluar 25 vjet duke studiuar fenomenin e lojrave elektronike. Nuk ka të bëjë koha që kaloni duke bërë diçka, por impakti që ajo ka në jetën tuar”, nënvizoi Griffiths.
Top Channel