Arvizu: 21 janari? Tani drejtësi!

08/01/2013 00:00

Ambasadori SHBA-ve në Tiranë, Alexandër Arvizu, për më shumë se dy orë i dha përgjigjigje qindra pyetjeve, drejtuar nga qytetarët shqiptarë nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.

Kjo formë komunikimi ishte ideuar nga stafi ambasadës si dhënie mundësie qytetarëve për të bashkëbiseduar direkt me kryediplomatin amerikan në vëndin tonë.

I pyetur për procesin gjyqësor të 21 Janarit, Ambasadori Arvizu tha se: “Kanë kaluar tashmë dy vjet dhe shqiptarët meritojnë të kenë përgjigje, meritojnë veprim dhe meritojnë të ketë drejtësi”.

”A ia vlen te vish e te investosh ne Shqiperi, Ju si do t’i pergjigjeshit?”, ishte një prej pyetjeve.  

Ambasadori Arvizu e ka cilësuar këtë si një pyetje të vështirë, por tha se: “Historia e privatizimeve se fundmi ka qene shume e perzier. Une mendoj se ka akoma shume mundesi te mira biznesi, por une do t’i keshilloja çdo investitori qe te gjente nje ortak shqiptar te respektuar dhe qe te bente detyrat e shtepise. Mundesite ekzistojne ketu, por ka edhe te meta”.

Arvizu shtoi se mendon që: “Mjedisi i biznesit/investimeve nuk eshte ai qe duhet te jete”.

Një prej pyetjeve lidhej me efikasitetin e shoqërisë civile në Shqipëri, ambasadori Arvizu tha: “Individet, te cilet jane aktive ne shoqerine civile kane te drejten te kene pikepamjet e tyre politike, pavarsisht se sa te forta jane ato. Por, kur ata perfshihen si anetare te shoqerise civile, veprimet e tyre duhet te jene jopolitike ose perndryshe besueshmeria e tyre mund te demtohet”.
 
Arvizu, në përgjigjen e tij nuk heziton t’i vensosë pikat mbi “I” për kapjen e shoqërisë civile nga politika kur shprehet se: “Une gjithashtu kam degjuar disa akuza se si disa organizata joqeveritare jane te korruptuara dhe me qellime perfitimi per veten e tyre. Çdo shoqate joqeveritare e besueshme duhet te jete transparente ne burim, perdorim dhe raportim te fondeve”.

Megjithatë, Arvizu jep vlerësim për disa organizata të shoqërisë. “Ka disa kampione te vertete ne shoqerine civile, ashtu si ka edhe disa ne shoqeri civile te cilat jane shume te politizuara, gje e cila pengon efektshmerine e tyre. Sfida qe shtrihet perpara” thekson Arvizu, “nuk eshte per shoqerine civile ne vetvete, por nje angazhim qytetar i gjere dhe i thelle.

“Shqiperia ka nje nevoje kritike per statistika dhe informacion objektiv, te sakte dhe jo te njeanshem, pasi ato lidhen me informacion zyrtar. Burime te ardhurash, deklarata asetesh, etj”. Kjo është përgjigja që dha ambasadori amerikan për akuzat dhe kundra akuzat e javeve të fundit që lidhet me deklarimin e pasurisë së politikanëve.

“Une jam paksa i shqetesuar per KQZ-ne. Ka pasur probleme qe une i kam perceptuar si probleme te drejteperdrejta administrative, te cilat jane politizuar. Ky nuk eshte nje ogur i mire per 23 Qershorin” kështu iu përgjigj Arvizu një pyetje që lidhej me KQZ-n.

Nuk munguan edhe pyetjet që lidhen me projektin TAP. Ambasadori Arvizu u përgjigj se “Qeveria e SHBA-ve mbeshtet diversifikimin e burimeve energjitike ne Europe. Politika e Administrates per neutralitet midis TAP dhe Nabucco West nuk ka ndryshuar”.

Alexandër Arvizu mendon se inisiativa e lancuar prej tij vitin e shkuar “Act Now” po funksionon. “Jam shume i inkurajuar nga reagimet qe kemi marre. Kane kaluar vetem 6 muaj. E kam thene dhe me pare, do te duhet kohe per te ndertuar nje kulture te angazhimit social, pergjegjesie vetjake dhe pergjegjshmerie zyrtare. Une jam prekur shume nga ata njerez qe kane arritur te sjellin ndryshim”, deklaroi Arvizu.

Top Channel