Vdes burri më i moshuar në Britani
07/01/2013 14:15
Burri më i vjetër në Britaninë e Madhe ka ndërruar jetë në moshën 110 vjeç e 63 ditë.
Reg Dean, i cili i ka mbijetuar dy luftërave botërore dhe ka “përcjellë” 24 kryeministra në qeverinë britanike, vdiq ditën e dielë në Derbyshire.
Ai kishte lindur në Tunstall në 4 nëntor të vitit 1902 dhe u bë burri më i vjetër në ishull në qershor të vitit 2010, pas vdekjes së Stanley Lucas, edhe ai 110 vjeç.
Burri më jetëgjatë në planet është japonezi Jiroemon Kimura. Shekullori aziatik ka mbushur 115 vjeç.
Top Channel