Rachel Weisz dhe sekreti i martesës së lumtur

07/01/2013 11:00

Rachel Weisz, aktorja e martuar me aktorin Daniel Craig, është shprehur se rregulli i artë i funksionimit të martesës së tyre është një dhe vetëm një: të mos flitet për punë.

Ajo tha për ‘The Sun’: “Ne nuk flasim për punën tonë. Jemi kolegë, por nuk diskutojmë rolet që na jepen. Nuk ka gjë më të keqe se sa dy aktorë të lidhur që flasin për aktrimin.”

42-vjeçarja dhe 44-vjeçari janë njohur në vitin 1994, por ranë në dashuri kur po xhironin filmin thriller ‘Dream House’ në vitin 2010.

Rachel Weisz dhe Daniel Craig janë martuar në qershor të vitit 2011.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA