Moda e re e rrjeteve shoqërore

07/01/2013 16:50

Moda e fotografimit të trupit gjysmë të zhveshur nga pranë, pa shfaqur fytyrën është shndërruar në një prej tendencave të fundit më përfshirëse në rrjetet shoqërore.

Në bazë të kësaj mode, vajzat e reja fotografojnë trupin e tyre në plazh ose në shtëpi, me aparatin të mbështetur në kraharor ose prane fytyres, në mënyrë që të duken “asetet” më të mira me bikini apo veshje intime.

Një formë joshëse për të treguar format, por edhe për të ruajtur anonimatin, kjo tendencë e re po shndërrohet në tejet popullore, ndërsa një grup dedikuar këtyre imazheve, ku kushdo mund të postojë të tilla “selfie” ka fituar 700 mijë ndjekës në “Facebook”.

Megjithatë, grupi “thigh gap” nuk është i vetmi që ka shndërruar në modë këtë tendencë të fundit, pasi me dhjetëra grupe të tjerë të dedikuar gjenden në “Facebook”, “Twitter”, “Tumblr”, “4chan” apo rrjete të tjera.

Jo vetëm kaq, por së fundmi, fjala anglisht “bikini bridge”, është futur edhe në fjalorin e gjuhës angleze, me shpjegimin e saj përkatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA