Milan, strategjia e merkatos

07/01/2013 12:00

Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani, dhe trajneri Massimiliano Allegri do të takohen për të diskutuar strategjinë e merkatos së janarit të kuqezinjve.

Pas shitjes së Patos tek Corinthias dhe qëndrimit të Robinhos, objektivi kryesor i klubit kuqezi është një mesfushor tashmë pasi Galliani ka theksuar se pesë është numër i maftueshëm kur flitet për repartin e avancuar.

Ëndrra e drejtuesve është mesfushori hollandez i PSV, Strootman, ndërsa alternativë e tij është Nainggolan i Cagliari.

Edhe mbrojtja ka nevojë për përforcime: idetë janë Astori dhe Carvalho. Po në lidhje me mbrojtjen, Berlusconi, Galliani dhe Allegri do të diskutojnë nëse të pranojnë ose jo ofertën prej 10 milionë eurosh që Zenit ka bërë për Ignazio Abate.

Pritet që në këtë merkato të largohen nga Milani Traore, Mesbah, Gabriel, Strasser dhe Flamini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA