KQZ voton unanimisht mënyrën e funksionimit të ZAZ-ve

07/01/2013 00:00

Ndryshe nga debatet dhe bllokimet e fundvitit , Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve ka nisur punën për 2013 me një klimë tjetër, të reflektuar jo
vetëm në votimin unanim, por edhe tek anëtarët e KQZ-së. 

Nën këtë atmosferë është përcaktuar përbërja e komisioneve zonale dhe është hedhur shorti për përcaktimin e anëtarit të shtatë që është edhe kryetari. Perveç se jane shtuar ne numer nga 66 ne 89, ZAZ-te do jene njesoj si ne zgjedhjet e 2009.

Dy anëtarë do t’i kete Partia Demokratike, 2 Partia Socialiste dhe nga një anëtar LSI dhe PBDNJ. Ashtu si në zgjedhjet e shkuara, PS do të ketë shumicën në ZAZ-të me numër tek dhe PD në ato me numër çift.

Akti per percaktimin e shumices ne komisionet qe bejne edhe numerimin e votave, eshte miratuar me shtate vota pro.

Top Channel