Përdorimi i kalendarëve ka mbi 2 500 vjet që ka filluar, por ato të nxehtit nuk jane aq të lashtë!
Një prej kalendarëve më të famshëm në botë eshte me siguri kalendari “Pirelli”. Femrat, të vlerësuara si ndër më tërheqëset në botë pozojnë ”top-less” në foto artistike, të cilat me pas iu bashkangjiten muajve. Kjo tradite, per here te pare ndryshoi ne vitin 2012, kur “Pirelli” ndryshoi tendencat e tij, duke vendosur vajza te hijshme, kete here te veshura, ne getot braziliane, ne ate qe u konsiderua nje fushate ndergjegjesimi.
Që prej 1964-s, modelet me te perzgjedhura ndriçojne faqet e murit apo kabinat e kamionisteve.
Sot, kultura e kalendareve sexy eshte aq e perhapur sa nuk njihen me firma, por me emra modelesh. Nuk ke asnje vlere ne sistemin e yjeve sexy nese nuk ke nje kalendar tendin mundesisht nudo, gjysem nudo ose dhe e mbuluar.
Kjo është një modë që përfshin të gjithë, aktore, modele, sportiste, por edhe politikane.
Sara Palin, ish-kandidate për zëvendëspresident në SHBA, ka edhe ajo kalendarin e saj sensual.
Sigurisht ne nuk kemi nje politikane te profilit te larte qe te kete bere kalendarin e saj, por me afrimin e fushates, kemi ende shpresa qe dikush e deshperuar per vota te pozoje ashtu siç e ka bere nena.
David Beckham, një mjeshter i marketingut, ka pershendetur fansat me nje te tille dhe vazhdon ta beje vit pas viti.
Kim Kardashian, qe per talent kryesor ka faktin qe nuk ka asnje talent ka gjithashtu kalendar te vetin.
Parpara pak vitesh, futbollistet me te spikatur te Serise A italiane realizuan disa shkrepje edhe ata për muajt e vitit të ardhshëm.
Nuk mund te mungonte ne hapesiren e pafundme te kalendareve edhe marka “Playboy”, qe perfshin per 12 muajt e vitit modelet e veta qe prej 1987.
Ky prodhim eshte shoqeruar ngahera edhe me video te vajzave te perzgjedhura dhe sigurisht i fokusuar ne tematika te ndryshme, qe sigurisht nuk kishin karakter social ekonomik, por thellesisht erotik.
Kombinimi i perkryer ka qene pothuajse gjithmone marketingu, sensualiteti dhe ditet e vitit.
Por, nuk jane vetem femrat objekti i deshires neper faqet e kalendareve. Zjarrefiksit me sexy te Nju Jorkut, qe nga 2003 ndezin muret e zonjave anekend Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Sigurisht, eshte shume e veshtire per keta zoterinj te shuajne vatrat e zjarreve.
Vajzat e kalendareve jane aq te famshme dhe dominuese ne fantazine kolektive sa jane beret e pakten dy filma me metrazh te gjate te fokusuar pikerisht mbi to.
I fundit, ne vitin 2003 kishte ne qender disa zonja ne moshe qe do te realizonin nje kalendar sexy per qellime bamiresie.
Dhe kur vjen puna per qellime bamiresie, idete kane qene nga me te çmendurat dhe provokueset.
Pikerisht, ky film ishte i bazuar ne nje histori te vertete te disa zonjave nga Anglia. Kalendari u be per te sponsorizuar kerkimet per leuçemine.
Nje tjeter kalendar qe provokon vazhdimisht mure shtepie dhe dhoma gjumi eshte ai i “Maxim”. Modelet e perfshira nuk kane te share dhe pozat jane artistikisht te perkryera.
Megjithatë, sensualiteti nuk eshte kriteri kryesor per te bere nje kalendar. “Bud Spencer”, me gjithe kilet e teperta ka realizuar me po aq sukses sa konkurentet sexy.
Edhe kriza ekonomike ka dhene arsye frymezimi per te realizuar nje album me 12 shkrepje te nxehta. Stuardesat e mbetura pa pune dhe pa pagese nga falimentimi i nje linje ajrore spanjolle, rekuperuan te gjitha humbjet pasi hodhen ne treg kete veper arti me “skulpturat” e tyre natyrore.
Por, kalendari mund te jete edhe krenari patriotike. Nje sugjerim per frymen e re nacionaliste ne Shqiperi do te ishte dhe ky kalendar amerikan ku bukuroshet e shteteve te ndryshme pozuan te mbuluara vetem me pjese nga flamuri amerikan. Sa bukur do dukej shqiponja dykrenare neper keto trupa.
Fermeret gjermane, grate e ushtarakeve ne lufte e madje edhe shiteset e butiqeve, çdo justifikim eshte i mire per t’u zhveshur dhe per te realizuar nje kalendar cilesor.
Ne fund, per te gjithe zonjat qe treguan durim pergjate kesaj kronike, ju pershendesim me kalendarin e nje komunitetit shume te mbyllur.
Mormonet e Amerikes qe bejne nje jete te terhequr dhe biblike shokuan boten kur nxorren ajken e rinise se tyre ne keto 12 muaj muskuloze dhe fetare. Gezuar dhe nje vit te mbare.
Top Channel