“Google” në Korenë e Veriut?

07/01/2013 16:20

Drejtori i përgjithshëm i “Google” dhe një guvernator amerikan udhëtuan të hënën, për të realizuar një vizitë të pazakontë në shtetin më të izoluar në botë, në Korenë e Veriut.

Sipas “CNN”, ish-guvernatori i Nju Meksikos, Bill Richardson, do të përpiqet të ndërmjetësojë, midis të tjerash, për lirimin e një shtetasi amerikan të mbajtur në një burg në Penian.

Megjithatë, ndonëse “CEO” i “Google”, Eric Schmidt ndodhet në këtë delegacion si pjesë e një “misioni privat humanitar”, media amerikane spekuluan se ai mund të bisedojë disa çështje biznesi me udhëheqësit komunistë.

”Ky nuk është një udhëtim në emër të “Google”, por jam i sigurt se do të ketë disa çështje interesante ekonomike për të diskutuar, gjithashtu me interes mbi mediat dhe rrjetet shoqërore”, deklaroi guvernatori Richardson.

”Ne do të takohemi me udhëheqësit politikë, ekonomikë dhe ushtarakë në Korenë e Veriut. Pjesë e vizitës do të jetë edhe vizita në disa universitete. Megjithatë, nuk jemi ne ata që do të kontrollojmë takimet dhe axhenda e plotë e qëndrimit tonë në Penian do të na komikohet në mbërritje”, shtoi ai.

Në një deklaratë, Departamenti Amerikan i Shtetit, e cilësoi këtë vizitë si “të padobishme”.

Korea e Veriut, një vend komunist me 25 milionë banorë, kufizon gjerësisht aksesin në internet, ndërsa banorët mund të lundrojnë lirshëm vetëm në një rrjet të brendshëm, i cili bllokon hapjen e çdo faqeje të huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA