Svetlana Ivachenko mbledh në plazh guaska dhe rërë për të krijuar piktura të mrekullueshme duke përdorur vetëm këto materiale.

50-vjeçarja nga Ukraina harxhon 8 orë kohë për të shkuar në sitë rërën e për të përzgjedhur guralecët që i duhen për kryeveprat e saj pa llogaritur orët e punës. Svetlana ka 12 vite që merret me këtë formë arti dhe është aq e suksesshme sa deri tani ka hapur 7 ekspozita me punimet e saj.

Me ndihmën e familjarëve dhe miqve, të cilëve ajo i lutet që të mos kthehen kurrë nga plazhi pa guaska dhe rërë, 50-vjeçarja ka realizuar plot 80 kryevepra.

“Unë nuk i lyej materialet dhe nuk i përpunoj sepse mendoj se puna ime duhet të dalë nga produkte natyrale. Unë qetësohem kur punoj mbi një vepër edhe pse do shumë përqendrim”, theksoi Ivachenko për ‘Daily Mail’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA