Topi i Artë, Messi kundër CR7 e Iniesta

06/01/2013 18:24

Si gjithmonë, ka një pritshmëri të madhe për dhënien e çmimit “Topi i Artë”, i programuar për ditën e hënë në Zyrih.

Tre finalistët janë Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Andres Iniesta (Barcelona) dhe Lionel Messi (Barcelona), teksa ky i fundit është pretendenti më i madh, pas 91 golave të shënuar gjatë vitit kalendarit të sapopërfunduar.

Për “pleshtin” do të ishte suksesi i katërt radhazi, një arritje e paprecedentë deri më tani, pasi Cruyff, Platini dhe Van Basten janë ndalur në kuotën e 3 trofeve të fituar.

Përveç “Topit të Artë”, do të jepet edhe çmimi për trajnerin më të mirë të vitit 2012. Në listë janë Pep Guardiola (Barcelona), Jose Mourinho (Real Madrid) dhe Vicente del Bosque (Spanja), i cili i dha titullin kampion Europe “La Roja”-s, pas Europianit 2008 dhe Botërorit 2010.

Në Zyrih do të bëhet e ditur gjithashtu edhe “FIFA Fifpro 2012”, 11-shja më e mirë e vitit të kaluar, me 55 kandidatë në garë. Mes tyre janë edhe Buffon, Chiellini, Pirlo e Balotelli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA